22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

10,000 dhoma, 70 restorante dhe katër “pista” helikopteri: Në Mekë po ndërtohet hoteli më i madh në botë (Foto/Video)

Më të lexuarat

Hoteli më i madh në botë – i cili do të mburret me 10 mijë dhomat e tij – mund të hapet në Mekë në fillim të vitit të ardhshëm.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Abraj Kudai do të ndërtohet një milje në jug të xhamisë më të madhe në botë dhe vendit më të shenjtë të Islamit, Masjid al-Haram.

h222

Ajo do të ketë dhoma luksoze për pelegrinë të pasur, një pjesë të veçantë për familjen mbretërore saudite, qendra tregtare, si dhe 70 restorante.

Përveç 10 mijë dhomave dhe katër hapësirave për aterrimin e helikopterëve, kullat më të larta të kësaj ndërtese – kostoja e ndërtimit e të cilës pritet të arrijë në rreth 3,5 miliardë dollarë – do të kenë nga 45 kate, për dallim nga ato më të shkurtrat të cilat do të kenë 30 kate. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit