10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭ë𝐭 𝐞 𝐦𝐨𝐡𝐮𝐚𝐫 – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Në epokën ku dominon mashtrimi dhe qëllimi justifikon mjetin, është e vështirë të gjesh njerëz idealistë e të sinqertë, madje edhe kur ka të tillë, është e vështirë që ata të besohen dhe pranohen si të tillë nga shoqëria.

Për shkak se mashtrimi është trendi i ditës, njerëzit shpesh i kushtojnë më shumë rëndësi mënyrës se si e thua dhe vepron diçka, dhe jo se sa i sinqertë dhe i vërtetë je si njeri. Nëse di të flasësh bukur dhe të artikulosh bindshëm, ti bëhesh i besueshëm, edhe pse mund të kesh një histori të gjatë mashtrimesh. Po kështu, nëse je dikush me emër, me post apo para, ti je përsëri i besueshëm, edhe pse mund të jesh një mashtrues i paskrupullt.

Kur njerëzve u prishen peshoret e vlerësimit dhe u besojnë njerëzve vetëm nga pamja e jashtme, pozita apo fjalët e bukura, të mohuarit në këtë mes janë idealistët e sinqertë. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se e Vërteta dhe e Drejta nuk humbet asnjëherë, sepse ato i mbron Zoti, por ata që humbasin në këtë mes janë njerëzit e mashtruar, ndërsa idealistët e mohuar në mos u kujtofshin në këtë botë nga historia, nderimin dhe vlerësimin tek Zoti e kanë më se të sigurt. Dhe është pikërisht kjo siguri për këtë të ardhme të padukshme, burimi më i madh i tyre i forcës dhe qëndrueshmërisë në këtë jetë. Ata janë njerëz që i përkasin së ardhmes, dhe e ardhmja përfundimtare është Ahireti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit