15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

​Irlandezi, bosi i trafikimit të 1 mijë shqiptarëve në SHBA e Kanada

Më të lexuarat

Një shqiptaro-irlandez mendohet se është truri i superorganizatës kriminale që trafikoi mbi 1 mijë njerëz nga Shqipëria drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe.
Lajmi mësohet nga gazeta britanike “The Sun”, ndërsa burimet nga policia shqiptare saktësojnë edhe detajet sesi të trafikuarit vidhnin identitetet. Truri i superoganizatës kriminale që trafikonte njerëz drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, është një shqiptaro-irlandez.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike “The Sun”, e cila shton ai është njëri prej 39 të arrestuarve në Shqipëri, gjatë megaoperacionit të koduar “One If By Land”, që u zhvillua para një jave.

Sipas “The Sun”, bosi i 7 grupeve kriminale më parë ka jetuar në Dublin. Ndërkaq, gazeta “Dailymail” shkruan se 9 në 10 shqiptarë të futur ilegalisht në Angli besohet se kanë përdorur pasaporta italiane, franceze dhe spanjolle të falsifikuara prodhuar nga trafikantët e qenieve njerëzore të rrjetit të drejtuar prej shqiptaro irlandezit.
Sipas kësaj medie, rreth 750 persona mundën të futen ilegalisht në Angli pasi paguan anëtarët e këtij grupi kriminal, të cilët janë lënë në arrest me burg nga gjykata shqiptare. Nga ana tjetër, nga burimet policore mësohet se para se grupet kriminale kishin menduar dhe për estetikën e personave që kalonin në mënyrë ilegale drejt t SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë.

Para se të kalonin kufirin pamja e tyre përshtatej në qendra estetike me foton e personave që kishin mbajtur më parë pasaportën me vizë ose që jetonin në vendet e BE-së. Në një rast rezulton se shtetasi me inicialet I.Z, ka udhëtuar drejt Bullgarisë me destinacionin final Amerikën.

Ai është kuruar për pamjen e jashtme për ti ngjarë sa më shumë shtetasit bullgar, të cilit i ishte marrë pasaporta. Nga hetimet rezulton se pjesa më e madhe e falsifikimeve të dokumenteve realizohej në një banesë të “Kodra e Diellit”, në Tiranë, në pronësi të çiftit Eno dhe Lirie Muçollari, që janë 2 prej 39 trafikantëve të arrestuar. Përveç tyre, në pranga kanë rënë edhe 5 policë, 4 kufitarë që nuk vepruan dhe 1 tjetër që dekonspiroi operacionin. Trafikantët mendohet se dërguan 1 mijë shqiptarë përmes 4 linjave që nisnin nga Shqipëria dhe pasi përshkruanin disa shtete të tjera përfundonin në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar./oranews

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit