7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Zyrtarizohet koalicioni AAK-LDD

Më të lexuarat

Është zyrtarizuar mes AAK-se dhe LDD-së në zyrat e të parës. Nexhat Daci dhe Ramush Haradinaj kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit.

”Fillet e këtij bashkëpunimi kanë nisur mes Rugovës dhe Haradinajt”, ka thënë Daci. Edhe Haradinaj ka thënë se kjo është vazhdimësi.

“Është nder të jemi në një takim në vazhdimësi të punës tonë”, ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj dhe Nexhat Daci kanë nisur takimin që pas pak do te pasojë me nënshkrimin e koalicionit parazgjedhor.

Ramush Haradinaj dhe Nexhat Daci sot rreth orës 16:00 pritet të nënshkruajnë koalicionin parazgjedhor ndërmjet këtyre dy partive për zgjedhjet lokale dhe nacionale.
Kështu kanë bërë të ditur burime brenda AAK-së.

Sipas këtyre burimeve, asnjëherë nuk është folur për shkrirjen e LDD-së, në AAK, por për koalicion që të garohet së bashku në zgjedhjet e ardhshme.

Zëdhënësi i i AAK-së, Ernest Luma tha se lideri Ramush Haradinaj dhe Nexhat Daci, do të takohen në orën 16:00. “Të dy liderët do të takohen pas dite, do të bëhet publike çdo gjë çka do të bisedojnë e vendosin”, tha Luma.

Daci kohët e fundit ka bërë përpjekjeje për të lidhur një koalicion edhe me LDK-në, por kjo e fundit nuk i’a plotësoi kërkesat liderit të dardanëve.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit