12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Zyrtarët amerikanë takohen me përfaqësuesit e talebanëve në Katar

Më të lexuarat

Gjatë bisedimeve ishte parësore çështja e sigurimit të daljes së sigurt të amerikanëve dhe qytetarëve të vendeve të tjera që duan të largohen nga Afganistani

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se disa zyrtarë amerikanë mbajtën bisedime me përfaqësuesit e talebanëve më 9-10 tetor në Doha të Katarit, për të diskutuar situatën e fundit në Afganistan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e tij me shkrim, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, deklaroi se u zhvilluan në një mjedis miqësor bisedimet midis zyrtarëve amerikanë dhe talebanëve.

Zyrtarët amerikanë u takuan për herë të parë me talebanët pasi morën kontrollin e Afganistanit, ndërsa zyrtarë nga institucione të ndryshme amerikane morën pjesë në takimet e mbajtura në Doha më 9-10 tetor.

Gjatë bisedimeve ishte parësore çështja e sigurimit të daljes së sigurt të amerikanëve dhe qytetarëve të vendeve të tjera që duan të largohen nga Afganistani. Përveç kësaj u diskutuan edhe çështjet e të drejtave të njeriut në vend, përfshirë përfaqësimin adekuat të grave, dhe u nënvizua se SHBA-ja do të ndihmojë drejtpërdrejt popullin afgan.

Gjatë bisedimeve, pala amerikane theksoi se do të përcaktojnë qëndrimin e tyre duke parë veprimet e talebanëve dhe jo fjalët e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit