14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Zvicra në gjah pas mashtruesve që “hazër” marrin franga, dhe gjithë ditën nëpër klube e xhami, ja dëshmitari

Më të lexuarat

Një lexues i INA ka shkruar në adresën tone se policia sekrete zvicerane përmes informatorëve të tyre shqiptarë po gjuan një numër të madh të shqiptarëve, të cilët në mënyrë të padrejtë po shfrytëzojnë asistencën sociale dhe pushimet mjekësore, duke përfshirë edhe pensione invalidore.
Sipas dëshmitarit që ka rrëfyer në këtë mënyrë po dëmtohen miliona franga që jep Qeveria zvicerane për këtë kategori të manipulatorëve, të cilët po i shmangen punës, ndërsa në anën tjetër po përfitojnë ndihmën sociale që është në disa raste dy e treta e rrogës, por duke u liruar nga obligime të detyrueshme ndaj shtetit, transmeton INA.
Në cak janë edhe xhamitë dhe klubet e shqiptarëve, ku po vëzhgohen të gjitha këto raste, pasi që ka informacione se këta individë kohën e kalojnë në klubet dhe qendrat e tyre të komunitetit, por edhe nëpër xhami.
Në plan e sipër është një projekt – ligj tjetër që të gjithë këta të kthejnë paratë e keqpërdorura, pasi që përmes manipulimeve dhe mashtrimeve janë shëndërruar në “agallarë” ballkanik në mes të Zvicrës. (INA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit