ZRE-ja nuk tregon se sa për qind do të shtrenjtohet energjia elektrike në Kosovë

Më të lexuarat

Për shtrejntimin e paralajmëruar të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme do të mbahet protestë në Prishtinë.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRE) në Kosovë i ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë për të hyrat e lejuara maksimale, por nuk ka treguar se sa për qind është rritur çmimi i energjisë elektrike.

Në mbledhjen e tretë për vitin 2025 të Bordit të këtij rregullatori, u arsyetua se propozimi për rritjen e energjisë elektrike në Kosovë vjen si pasojë e ndryshimeve në kosto të blerjes së energjisë elektrike.

Nga bordi thanë se javën e ardhshme do të njoftojnë se sa për qind do të ketë rritje të energjisë elektrike edhe pse javë më parë ZRE propozoi rritje prej rreth 15 për qind.

Për propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike u tha se Bordi ka zhvilluar takime me palë të ndryshme sikurse Zyrën e Presidentes së Kosovës, shoqërinë civile, qytetarë të shumtë, të cilët kanë dhënë komentet e tyre dhe kanë shprehur pakënaqësitë lidhur me këtë ndryshim.

Gazetarët e pranishëm në mbledhjen e bordit të ZRE-së kërkuan një sqarim për vendimet e ZRE-së, por, ata thanë se mediat do të njoftohen nëpërmjet njoftimeve zyrtare nga ky institucion.

Për shtrejntimin e paralajmëruar të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme do të mbahet protestë në Prishtinë.

Qytetarët kosovarë të cilët janë përballur vitet e fundit me rritje të çmimeve në çdo fushë, tani po kundërshtojnë një tjetër rritje të energjisë elektrike, për shkak se bizneseve një gjë e tillë do t’ua rrisë koston operative e rrjedhimisht ato do të detyrohen t’i shtrenjtojnë produktet dhe shërbimet për qytetarët.

ZRE propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit