14.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Zeqirija Ibrahimi: Akuzat dhe shpifjet nuk e ndalin fitoren gjigante të Lëvizjes Besa në Çair

Më të lexuarat

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit nga Lëvizja Besa në një emision të bërë nga stafi i KohaIslame ka thënë se kësaj radhe në balotazh Besa do të jetë fuqia fituese. Në këtë emision janë trajtuar akuzat ndaj tyre se sa qëndrojnë, ndërsa ai potencoi se shumë akuza dhe shpifje janë shpërndarë në mesin e qytetarëve të Çairit vetëm e vetëm për të dëmtuar Lëvizjen Besa.
“Qytetarët e Çairit na njohin neve ngase jemi rritur në mesin e tyre” u shpreh Ibrahimi. Lëvizja Besa është akuzuar se ka marrëveshje bashkëpunimi mes VMRO, ndërsa ai tha lirisht nëse ka dikush kësi lloj informacioni le ta nxjerr, por assesi për shkak se kjo është një shpifje dhe një gjë e tillë nuk do të ndodh.

 

Mbi të rëndojnë edhe akuza se ai është sufi dhe ka problem me njerëzit që bartin mjekrra, por ai shprehu se këto gjëra janë për të futur konflikt brenda komunitetit musliman, ku edhe ai i takon. Ai ka respekt për të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh bindjet e tyre.

Për më shumë shiheni emisionin në linkun e mëposhtëm:

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit