15 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një shpërthim në Ballkan

Më të lexuarat

Thirrjet e presidentit ukrainas dhe ftesa për t’u besuar

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, po marrim informacione se Rusia ka plane të mëdha. Lindja e Mesme, dhe një tjetër shpërqendrim, Ballkani. Nëse vendet perëndimore dhe vendet e tjera të botës nuk bëjnë asgjë, atje do të ketë një shpërthim tjetër”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai thotë se nuk është asgjë e re.

“Ka një krizë mes vendeve të Ballkanit dhe nuk është e djeshme. Pikërisht për këtë edhe Rusia ndërhyn atje, që një shtet ballkanik të hyjë në luftë kundër një tjetri. Rusia është e interesuar për shpërqendrim dhe ndihmë. Ka një ndryshim kur ndihmon një vend dhe kur duhet ta ndash atë ndihmë dhe vëmendje mes disa prej tyre”, tha Zelensky, duke shtuar:

“Mes disa vendeve, disa kriza, disa sfida humanitare. Nuk bëhet fjalë vetëm për armë, por edhe për ndihma humanitare, edhe për gratë dhe fëmijët, të cilët janë bërë viktima të luftës”.

Më tej ai tha se vëmendje duhet t’i kushtohet Moldavisë.

“Më besoni, edhe Rusia e organizon atje. Tani ata kanë filluar të destabilizojnë situatën në Moldavi. Ata duan të tregojnë se diçka nuk shkonte me zgjedhjet. Pse? Për të shpallur zgjedhjet jolegjitime dhe për të hequr qeverinë pro-evropiane. Kjo është ajo që po bën Rusia”, tha Zelensky. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit