Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se do të zhvillojë një takim të hënën në Uashington me presidentin amerikan, Donald Trump.
Njoftimi vjen pas një bisede telefonike të gjatë mes dy liderëve, që u zhvillua pas takimit të Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë pritet të fokusohet te situata në Ukrainë, ndërsa diplomacia ndërkombëtare intensifikon përpjekjet për gjetjen e një rrugëdaljeje nga konflikti. Detaje të tjera mbi agjendën nuk janë bërë ende publike. /mesazhi
