22.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Zaevi po përgatit planin për Besën në Qeveri, ja skenari

Më të lexuarat

Në takimin e djeshëm në mes të kryeminiatrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryesisë së lëvizjes Besa mes tjerash është biseduar edhe për skenar te mundshëm të inkuadrimit të Besës në Qeverinë e Zaevit, njoftojnë burime partiake të Lëvizjes Besa për INA.

Dje kryetari i Besës Bilal Kasami theksoi përkrahje për proces reformues i cili, sipas tij, është vaçanërisht i rëndësishëm për integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë. Besa, shtoi se do t’i përkrahë të gjitha vendimet në interes të qytetarëve.

Siç njofton INA, kryeministri Zaev vlerësoi se ky qëndrim konstruktiv i Besës është në lidhje të ndërtimit të një ardhmërie të përbashkët, për vendin dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Siç përflitet në opinion, në vjeshtë do të ketë reformatim të qeverisë dhe pikërisht atëherë mund që lëvizja Besa të bëhet pjesë e qeverisë.(INA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit