16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ylli i filmit “Game of Thrones” takohet pas dy vitesh me nënën siriane

Më të lexuarat

Në vitin 2016 ylli i “Game of Thrones” Lena Heady kishte bërë që e gjithë vëmendja mediale të kthehet nga ajo pasi ajo kaloi tre ditë me Marwan, një nënë Siriane, në një kamp të refugjatëve në Lesbos, Greqi.

Pas dy vitesh, aktorja 44 vjeçe u bashkua përsëri me Marwan në Gjermani në bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare IRC.

Sipas IRC, bashkimi ishte “me të vërtetë emocionale për të dy palët”.

“Është e jashtëzakonshme të shoh sytë e tu” i thoshte Headey Marwas derisa e përqafonte.

Gjatë takimit, Headey mësoi se Marwa dhe vajzat e saj tash flasin gjermanisht dhe se janë bashkuar me Ejmenin, burrin dhe babain.

Headey kur e kishte takuar për herë të parë Marwan, asaj i kishte humbur burri në atë kohë, në qershor të 2016.

Ata tani po qëndrojnë në një kamp së bashku me 1.5 milion refugjatë të tjerë, të cilët mbajnë shpresë të marrin azil.

Yjet e Games of Thrones kanë bërë thirrje tek fansat për të përkrahur refugjatët Sirian, përmes një video kampanje. Kampanja ka për qëllim të mbledh miliona para për njerëzit që janë të prekur nga lufta dhe katastrofat natyrore./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit