10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Yildirim reagon ndaj vendimit të Berlinit për tërheqjen e trupave nga baza Inxhirlik

Më të lexuarat

Në fjalimin e tij të mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë, Kryeministri Yildirim i bëri një vlerësim rendit të ditës.

Kryeministri dhe njëkohësisht ushtruesi i detyrës së kryetarit të grupit parlamentar të Partisë AK, Binali Yildirim në lidhje me vendimin e Gjermanisë për tërheqjen e trupave nga baza Inxhirlik në Adana u shpreh duke thënë “Le të bëjnë si të duan”.

Në fjalimin e tij të mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë, Kryeministri Yildirim i bëri një vlerësim rendit të ditës.

Kryeministri reagoi ndaj vendimit të udhëheqjes së Berlinit për tërheqjen e trupave të marrë pas moslejimit të deputetëve gjermanë për të vizituar ushtarët e tyre në bazën Inxhirlik.

Për këtë vendim të Gjermanisë, Kryeministri Yildirim u shpreh duke thënë “Le të bëjnë si të duan”.

Gjatë fjalimit të tij Binali Yildirim preku edhe në vendimin e 7 vendeve fqinje për ngrirjen e marrëdhënieve të tyre diplomatike me Katarin ndërsa shtoi se vendimin në fjalë e ka pritur me keqardhje.

“Turqia do të vazhdojë me qëndrimin e saj aktiv për zhvillimin e një dialogu miqësor në përputhje me frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit. Marrëdhëniet mes vendeve nuk duhen të dëmtohen për shkak të lajmeve të pabaza”, – deklaroi Yildirim.

Kryeministri bëri të ditur se janë duke monitoruar nga afër operacionet për shpëtimin e qytetit Rakka të Sirisë nga organizata terroriste DAESH duke përdorur YPG-në që është fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Yildirim tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e sigurisë së Turqisë dhe shtoi: “Ne nuk do të lejojmë asnjë situatë që do të kërcënonte sigurinë e vendit tonë. Në qoftë se në Rakka apo në ndonjë pjesë tjetër të atij rajoni shfaqet ndonjë kërcënim për sigurinë tonë, atëherë ne do të japim përgjigje të menjëhershme”.

“Krahas paralajmërimeve të shumta nga ana e Turqisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës veprojnë së bashku me elementet e terrorit”, bëri të ditur Yildirim ndërsa vijoi me këto fjalë: “Turqia nuk do të lejojë që të dëmtohet vendi për shkak të rezultateve që do të dalin nga ky bashkëpunim. Ne do të japim kundërpërgjigjen e menjëhershme kundër terrorit për çdo kërcënim ndaj vendit tonë qoftë ai brenda apo jashtë vendit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit