11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Yildirim: E ardhmja e Turqisë është e qartë, s’ka zgjedhje deri në 2019-n

Më të lexuarat

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të martën se në vend nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2019..

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi të martën se në vend nuk do të ketë zgjedhje deri në vitin 2019.

Në fjalën e rastit gjatë Samitit të Eksportit 2016, organizuar në Stamboll nën koordinimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe kujdesin e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), Binali Yildirim theksoi se nuk ka paqartësi në të ardhmen e Turqisë.

“Disa po përpiqen të krijojnë perceptimin kinse ka paqartësi. Por është shumë e qartë. Tani përpara Turqisë ka vetëm një punë për të bërë: Përshtatja e këtij sistemi qeverisës me kushtetutën aktuale. Ky s’do të jetë një ndryshim shumë tërësor. Do të bëjmë një ndryshim të kufizuar dhe do ta çojmë në referendum popullor sa më parë të jetë e mundur. Pas kësaj s’ka më zgjedhje. Në 2017-n nuk ka zgjedhje, as në 2018-n; deri në vitin 2019 nuk do të ketë më asgjë”, u shpreh ai.

Shefi i ekzekutivit turk vuri në pah se të fituar dalin patjetër ata që i besojnë popullit dhe që marrin forcë prej tij, qoftë në politikë, qoftë në tregti.

“Ata që mbështeten pas asaj apo kësaj organizate terroriste, ata që veprojnë sipas direktivave të atij apo këtij shteti, janë të destinuar të humbasin, si në politikë ashtu dhe në tregti”, shtoi kryeministri turk.

Më tej, Yildirim siguroi se besimi dhe stabiliteti janë domosdoshmëri të ekonomisë dhe të zhvillimit.

“Ata menduan që pas tentativës së 15 korrikut në Turqi do të përmbysej gjithçka, do të prishej stabiliteti ekonomik dhe në shoqëri do të shpërthenin trazira e konflikte shumë të mëdha; por nuk u dolën llogaria dhe pazari”, vijoi ai.

Populli ynë – shtoi kreu i Ankarasë zyrtare – nuk parandaloi vetëm puçin ushtarak, por njëherësh edhe grushtin që tentuan t’i japin ekonomisë turke.

“Nuk ka pse të jeni të dëshpëruar dhe të pashpresë. Viti 2017 do të jetë shumë më i mirë, shumë më i bukur. Kështu bëjini llogaritë”, përfundoi Kryeministri Binali Yildirim

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit