11.9 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

XHAMIA QË FASCINON – QENDRA ISLAME ” EBU HANIFE” NË GREHEN TË ZVICRËS

Më të lexuarat

Të dielën më 17.04.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai vizitoi Xhaminë “Ebu Hanife” në Grenhen, pas ftesës së Kryesisë të kësaj xhamie e cila udhëhiqet nga Z. Sunaj ef. Osmani – ish nxënësi i Medresesë Isa Beu dhe i Reisul Ulemasë dhe nënkryetari Z. Regaip.

Gjatë kësaj vizite, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbeti i fascinuar nga vlerat e prezantuara në këtë xhami si: Stili, arkitektura, dizajni dhe bukuria e Qendrës, por ajo që la më shuam përshtypje ishte përbërja e xhematit nga të gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, të cilët me gëzim të madh pritën përfaqësuesit e BFI e RMV, posaçërisht Kryetarin e Institucionit Fetar, të shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr. Abdulkerim Iseini.
Imami i njohur nga Kumanova H. Ibrahim ef. Sulejmani dhe Hafizi Ensar ef. Fejzullahu ishin inspirimi dhe esenca e vlerave fetare të kësaj Xhamie të bukur me të gjitha funksionet bashkëkohore. Fundja kjo qendër fliste vet për imanin e paluhatshëm të besimtarëve të këtij xhemati dhe Qendre të bukur. Zoti i bekoftë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit