19.5 C
Pristina
Wednesday, May 29, 2024

Xhamia E Re Në Will I Pranishëm Dhe Biznesmeni Lazim Destani

Më të lexuarat

Fundjavën që kaloj, myslimanët e qytetit Wil përuruan xhaminë e tyre. Ndërtesa, për shkak të ndalimit të minareve në Zvicër, është ngritur pa minare. Imami, Bekim Alimi, gjatë një prezantimi për gazetarët, sqaron se si kjo qendër islamike e takimit do të mund të bëhet simbol integrimi.

 

Hapjes së kësaj xhamie, të frekuentuar kryesisht nga besimtarët shqiptarë, mediat zvicerane i kanë bërë jehonë të madhe. Me këtë rast, shumica e mediave online në gjuhën gjermane sot e kanë publikuar një artikull të agjencisë zvicerane të lajmeve SDA, pjesë nga i cili është edhe ky artikull i albinfo.ch në gjuhën shqipe.

I pranishëm në këtë eveniment mjaft të rëndësishëm për shqiptarët në Zvicër krahas shumë personaliteteve të njohura ka qenë dhe biznesmeni shqiptarë z. Lazim Destani i cili ka pasur vëmendjen e duhur mediale atje.

 

Projekti model i myslimanëve të Wilit është i fshehur në fund të një rruge njëkahëshe jo larg stadiumit Bergholz. Ende nuk është vendosur në fasadë mbishkrimi “Mosche Wil-Xhamia Wil”, i cili u drejtohet kryesisht besimtarëve shqiptarë.

 

Për ndërtimin e kësaj xhamie është shkruar shumë dhe shpesh në shtypin zviceran. Pjesërisht për shkak të rezistencës që një pjesë e banorëve të qytetit kanë bërë ndaj projektit, i cili, siç shkruan sda ka qenë “një ndër shkaktarët e iniciativës kundër minareve”, e cila u votua në vitin 2009 nga zviceranët. Bazuar në këtë ndalesë, edhe myslimanët e Wil-it u desh ta përshtatnin projektin e ndërtimit të xhamisë.

 

Më tutje në artikull thuhet se nga 23 mijë banorët e qytetit Wil, rreth 15 për qind janë të besimit islam dhe janë të organizuar në një shoqatë, bashkësi të tyre. “Shumica janë me prejardhje nga Shqipëria* dhe Bosnja”. Kur ishte bërë kërkesa për ndërtimin e xhamisë, SVP vendore dhe një pjesë e qytetarëve kishin kundërshtuar. Ishin bërë plot 200 ankesa! “Përveç rezervave të tyre ndaj islamit, ata kishin argumentuar edhe me mungesën e vendeve të mjaftueshme për parkim dhe mungesën e lidhjes në komunikacionin rrugor. Po ashtu ka pasur dyshime për financimin e ndërtimit të xhamisë, prejardhjen e parave, pëercjell albinfo.ch. Por Alimi ngul këmbë se për ndërtimin e kësaj xhamie kursehet që nga viti 1992 dhe se i gjithë financimi bëhet vetëm nga donacionet e besimtarëve të këtushëm. Bëhet fjalë për rreth 4 milionë franga. Në këtë çmim është arritur edhe falë punës vullnetare të shumë besimtarëve.

 

Ndërkaq,  ankesat ishin hedhur poshtë nga Departamenti kantonal i ndërtimit dhe nga Gjykata Administrative.

Në prag të përurimit të xhamisë, imami Alimi thotë: “Paragjykimet, për ndryshim nga para-dënimet, unë edhe mund t`i kuptoj. Ato janë një lloj mase preventive kundër diçkaje të panjohur”.

 

Ai më tutje shpjegon strukturën e ndërtesës së xhamisë, e cila ofron hapësirë për 600 besimtarë. Ndërsa me 99 dritaret e saj, xhamia, sipas Alimit, simbolizon 99 emrat e ndryshëm që përdorin njerëzit në botë për Zotin. Bekim Alimi thotë po ashtu se, duke filluar nga viti 2004, falja e xhumasë (të premteve) në xhamia e Wilit bëhet qëllimisht dhe me vetëdije në gjuhën gjermane, tranmseton albinfo.ch. Kjo edhe për faktin se është e dëshirueshme që bashkësia që udhëheq ai, të vizitohet edhe nga besimtarët e feve tjera.

 

Qendra islamike nuk do të jetë vetëm vend për lutje por edhe një kontribut për promovimin e integrimit të myslimanëve në shoqërinë zvicerane thotë ai më tutje. Në 15 vitet e kaluara ai ka pritur më shumë se 600 grupe (jo myslimane)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit