14.1 C
Pristina
Tuesday, May 28, 2024

Wikileaks ridizenjon uebfaqen për të ngjasur së tepërmi me Google

Më të lexuarat

Wikileaks ka publikuar një dizajn të ri të uebfaqes së saj duke u inspiruar nga motori i kërkimit që të gjithë njohim. Vizitorët e këtij uebsajti u mirëpritën me një pamje mjaft të njohur po edhe paksa konfuze.
 
Mesa duket, krijuesi i Wikileaks Julian Assange po përpiqet të tërheqi vëmendje për tek libri i tij i sapo publikuar quajtur “Kur Google takoi Wikileaks”, në të cilin Assange pretendon se qeveria Amerikane po ofron komditet për Google.
 
Wikileaks më parë kishte publikuar një transkript prej 5 orësh ku zhvillohej një bisedë mes Eric Shcmidt dhe Assange në 2011. Wikileaks gjithashtu po shet një bluzë me shtampën e dizajnit të ri të portal dhe kushton 21 dollar./PCWorld
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit