8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Vuçiqi kërcënohet me vdekje

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i kërcënohen me vdekje pas arritjes së marrëveshjes për veriun e Kosovës me kosovarët në Bruksel.

Kërcënimet po i dërgohet nëpërmjet mesazheve telefonike nga një numër i madh i serbëve. Numrin e tij të telefonit dhe të kryeministrit Ivica Daciq e kanë shpërnda nëpër qytete të ndryshme të Serbisë aktivistët e Partisë Radikale të Vojislav Sheshelit.

Madje një zyrtar i kësaj partie, Nemanja Sharoviq, edhe vet i ka dërguar sms kërcënues numrit dy të qeverisë serbe, që konsiderohet si njeriu me fuqin më të madhe politike në Serbi.

Me poshtë janë disa nga mesazhet kërcënuese të publikuara në mediet serbe:
Ora 13.46 – nga numri 0621443696 “P…, e ke tradhtuar Kosovën. Do të vritesh sikur Zorani “
13.47- nga numri 0621443696 “Së shpejti do të vritesh “

14.05 – “Kuptoje një gjë, e di se edhe të tjerët të shkruajn, por unë këtë po e mendoj seriozisht”
13.49 – “Tradhëtar për ty është vetëm plumbi. Të mos jetosh më “.

Nga numri 0628354205 “Vetëm të tregoj se po përgatitet rrëzimi i qeverisë! Më mirë ik, kemi snajper “.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit