15.3 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Vritet një palestinez në Jerusalemin Lindor

Më të lexuarat

Një palestinez ka humbur jetën në ndërhyrjet e forcave izraelite ndaj xhematit, pas faljes së namazit të xhumasë në rajonin Ras el-Amud të Jerusalemit Lindor

JERUSALEM (AA) – Një palestinez ka humbur jetën në ndërhyrjet e forcave izraelite ndaj xhematit, pas faljes së namazit të xhumasë në rajonin Ras el-Amud të Jerusalemit Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës thuhet se “Një palestinez i cili gjatë incidenteve në rajonin Ras el-Amud është plagosur në kokë ka rënë dëshmor”. Në deklaratë nuk ka informacione lidhur me identitetin e palestinezit të vrarë.

Sipas burimeve lokale, palestinezi i vdekur në Jerusalem është vrarë nga kolonët hebrenj e jo nga policia izraelite.

Pas incidenteve që shpërthyen me ndërhyrjet e policisë izraelite pas faljes së namazit, situata në masë të madhe u qetësua. Në lagjet e Jerusalemit po mbizotëron qetësia, kurse incidentet në Bregun Perëndimor ende po vazhdojnë.

Izraeli nëpërmet detektorëve metalikë të vendosura në dyert e Mesxhid-i Aksa-së synon ushtrojë sigurojë sovranitet në kompleksin Al-Aksa i cili është nën kontrollin e Fondacionit Aksa.

Popullata palestineze vlerëson se detektorët metalikë nuk janë vendosur për qëllime të sigurisë por për të krijuar sundimin mbi Aksa-në.

Palestinezët shprehin shqetësimet se nëse ky hap i njëanshëm që është marrë pa u konsultuar me Fondacionin Aksa, i cili zyrtarisht njihet nga Izraeli për të drejtën e menaxhimit të Aksa-së pranohet, atëherë do të vijojnë hapat e mëtutjeshëm, nëpërmjet të cilave Aksa do të ndahet në mënyrë kohore dhe hapësinore dhe do të merret nga duart e tyre për t’iu dhënë hebrenjve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit