20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Vriten dy persona dhe shkatërrohen tri xhami sunni në Irak

Më të lexuarat

Tri xhami të sektit Sunni janë bombarduar dhe pjesërisht janë shkatërruar përderisa të paktën dy persona janë vrarë në shenjë hakmarrje për dyshimin se kanë vrarë udhëheqësin fetar të Shia-ve në Arabinë Saudite, thonë zyrtarët dhe policia.
Grupe meshkujsh të veshur me uniforma ushtarake kanë detonuar eksplozivët në dy xhamia gjatë natës në regjionin e Hilla-s në jug të Bagdatit, kurse xhamia al-Fateh në Sinjar në dalje të Hillas gjithashtu u dëmtua në rrethana të njëjta, raporton Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.

Arabia Saudite ekzekutoi 47 “terroristë” përfshirë udhëheqësin fetar të Shia Nimr al-Nimr dhe një udhëheqës të dënuar të Al-Qaedas, Faris al-Zahrani të shtunën.
Arabia Saudite njoftoi të dielën ashpërsimin e lidhjeve diplomatike me Iranin, që pasuan sulmin në një ambasadë në Tehran kundër ekzekutimeve në mbretëri të shtunën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit