20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Vonohet gjykatësi, deputetët largohen nga salla

Më të lexuarat

Deputetët e opozitës janë larguar nga salla e gjykatës.
Arsyeja e largimit ishte vonesa e ardhjes së gjyqtarit të caktuar për të kryesuar mbajtjen e kësaj seance, raporton KTV.

Gjyqtarin Beqir Kalludra ata e pritën 15 minuta.

Jashtë kanë thënë se ata kanë thënë se nuk kanë problem me ligjin dhe procedurat, por sistemi i drejtësisë është selektiv dhe i papërgjegjshëm.

“Edhe herën e kaluar na është dashur të presim 1 orë, kjo është papërgjegjësi e tyre dhe 17 shkurti është afër, prandaj ne po largohemi sepse kemi shumë punë dhe nuk kemi kohë që të presim” , ka thënë Albulena Haxhiu për gazetaren e KTV-së.

“Drejtësia qëndron jo në qëndrimin neutral midis të drejtës dhe të gabuarës por në gjetjen e së drejtës dhe mbështetjen e saj kudo kundër të gabuarës. Ne kemi bërë atë që është detyrë, mbrojtëm Kushtetutën”, tha Donika Kada- Bujupi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit