15.3 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Volvo tërheqë 59 mijë vetura

Më të lexuarat

Kompania Volvo ka tërhequr rreth 59 mijë vetura nga tregjet e 40 vendeve për shkak të problemit në softuer.

Ky problem i softuerit mund të ç’kyç motorin dhe elektronikën e veturës suaj gjatë vozitjes.

Zëdhënësi i kompanisë, Stefan Elfstrom, ka thënë se do të tërhiqen vetëm disa modele nga seria 60 dhe 70 të cilat posedojnë motorin dizel me 5 cilindra dhe të cilat janë prodhuar nga mesi i vitit 2015, transmeton Koha.

Ai ka thënë për agjencinë e lajmeve “The Associated Press” se problemi teknik mund të sjellë një “pa kënaqësi” tek shoferët.

Kompania deri më tani nuk ka ndonjë informacion rreth ndonjë aksidenti të mundshëm nga ky problem teknik.

Elfstrom gjithashtu ka thënë se veturat janë shitur në Suedi, Britani dhe Gjermani, ndërsa pronarëve të këtyre veturave do t’u kërkohet që veturat e tyre t’i dërgojnë te dyqani zyrtar më i afërt për të zgjidhur këtë problem pa pagesë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit