17.6 C
Pristina
Sunday, May 26, 2024

Vizita e gjenerallejtënant Jashari në SHBA, Kurti: Po shtojmë aftësitë dhe po rritim kapacitetet tona ushtarake

Më të lexuarat

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rreth vizitës së Jasharit, ka folur kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se gjenerallejtënant Bashkim Jashari,  po qëndron në vizitë në ShBA, në 30-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror, transmeton Telegrafi.

“I ftuar nga Gjeneral Daniel R. Hokanson, mes 800 liderësh ushtarakë, Komandanti i FSK-së Gjeneral Bashkim Jashari mori pjesë dhe zhvilloi takime në 30-vjetorin e themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program – SPP), të Gardave Kombëtare. Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Iowas, Gjeneral Jashari e takoi edhe Gjeneral Mark A. Milley, Shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri ka pohuar se Kosova po shton afërsitë me SHBA-në.

“Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate. Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, thotë mes tjerash ai.

Ndryshe, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari me ftesë të gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve qëndroi në Uashington DC, për konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit