15.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Vizita e Erdogan në Jordani shqetëson Izraelin, eksperti për çështjet arabe shpjegon arsyet

Më të lexuarat

Izraeli është i shqetësuar për vizitën e fundit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Jordani, ku u takua me mbretin Abdullah II.

Asaf Ghibour, një ekspert izraelit për çështjet arabe, tha për NRG se zyrtarët izraelitë nuk dëshirojnë të shohin Erdoganin në Amman, për shkak të përpjekjeve të tij të fundit për të vendosur lidhje me Iranin.

Vizita e Erdoganit në Amman, vjen pasi ky i fundit u bëri thirrje vendeve arabe të bashkohen për të mbrojtur Jerusalemin, qytetin e shenjtë për muslimanët.

Tensioni midis Jordanisë dhe Izraelit është ngritur gjatë javëve të fundit, pasi një zyrtar izraelit qëlloi dy jordanezë në ambasadën izraelite.

Një peticion i nënshkruar nga anëtarët e parlamentit jordanez i bën thirrje ambasadorit izraelit që të largohet nga vendi dhe ka ndihmuar afrimin e Turqisë me Jordanisë.

Ghibour tha se diskutimet midis Erdoganit dhe Abdullahut II u përqendruan në tensionet në Lindjen e Mesme, duke përfshirë krizën në Siri dhe situatën aktuale në Jeruzalem.

Para largimit të tij nga Ankaraja, Erdogan tha se vendet arabe duhet të punojnë për krijimin e një fronti të bashkuar për të mbrojtur Jerusalemin.

Ghibour deklaroi se vizita e Erdoganit në Jordani, e cila është e para që kur u bë President i Turqisë, ka një domethënie të qartë rajonale, sidomos kur ajo përputhet me përpjekjet e vendit të tij për të forcuar marrëdhëniet me Iranin.

Ai tha se Jordania dhe Turqia janë të shqetësuara për atë që mund të ndodhë në Siri në ditët në vijim, dhe mënyrat se si të dyja vendet mund të mbrojnë kufijtë e tyre.

Jordania dhe Turqia gjithashtu ndajnë shqetësime të përbashkëta që lidhen me krizat e njëpasnjëshme ekonomike që të dy vendet janë përballur për shkak të mijëra refugjatëve sirianë që kanë kërkuar strehim atje. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit