2.3 C
Pristina
E shtunë, 17 Prill, 2021

Virusi Flashback gjeneron 10,000$ në ditë krijuesve të tij

Më të lexuarat

Virusi “Flashback” që infektoi muajin e kaluar më shumë se 600.000 kompjuterë Mac dhe që u pa së pari herë ne disa blogje të WordPress mund të ketë gjeneruar krijuesve të tij mijëra dollarë për çdo ditë.

Sipas ndërmarrjes për programe antivirus Symantec , sulmi keqdashës  “Flashback” ka mundësuar të ardhura për autorët e tij duke rrëmbyer ad-klikimet e përdoruesve dhe nga mënyra e shpejtë e përhapjes së infeksionit, autorët e këtij virusi kanë mundur të përvetësojnë më shumë se $10,000 në ditë.

“Flashback” si objekt të posaçëm për sulm ka pyetjet që bëhen në Google dhe në varësi të pyetjes mund t‘i përcjellë përdoruesit në një faqe që sulmuesit e zgjedhin, ku aty përfitojnë nga klikimet , shpjegoi Kompania duke shtuar se Google kurrë nuk i pranon këto klikime./pcworldalbanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit