14.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

(VIDEO) REAGON OPOZITA: KRYQI, SKENAR I PARTIVE NË QEVERI

Më të lexuarat

Pas aktit të një dite më parë të zyrtarëve dhe simpatizantëve të BDI-së, të cilët pas protestës uzurpuan hapësirën ku gjendej gurë themeli i kryqit në hyrje të Butelit dhe demoluan atë, kanë pasuar reagime të ashpra në adresë të koalicionit qeverisës. Sipas partive opozitare, luajtja në karta ndëretnike dhe ndërfetare, është skenar i VMRO-së dhe BDI-së. Sipas VMRO Popullore, skenarët e tilla kanë ndodhur ndër vite, me qëllim që koalicioni të rregullojë trupin votues.

“Viteve të fundit jemi dëshmitarë të shumë skenarëve të rrezikshëm, si provokimi i ASHAM-it me enciklopedinë, kisha në Kalanë e Shkupit, protestat për Car Dushanin, kërkesat e VMRO-DPMNE-së që t’i sigurojë 62 deputetë që të mos cenohet nga BDI dhe shumë raste të tjera deri tek ky i fundit me vendosjen e shqiponjës dykrenare në Çair dhe kryqin në Butel”, thuhet në reagimin e partisë VMRO Popullore.

Sekretari i përgjithshëm i partisë Uniteti, Muhamed Ismaili, vlerëson se veprimet e mbrëmshme kanë për qëllim përfitimin e pikëve politike para zgjedhjeve.

“Uniteti vlerëson se veprimi i mbrëmshëm jashtëinstitucional i partisë e cila aktualisht është pjesë e Qeverisë dhe institucioneve ekzekutive, është vetëm një tentim për përfitime të pikëve politike para zgjedhjeve, veprim ky i koordinuar me partnerin e tyre maqedonas, e që vë në rrezik marrëdhëniet ndërfetare dhe ndëretnike në vend. Koha e BDI-së dhe e kësaj (keq)qeverisje tanimë po mbaron”, tha Sekretari i përgjithshëm i partisë Uniteti, Muhamed Ismaili.

Kreu i partisë Dinjiteti, ish gjenerali Stojançe Angellov thotë se Maqedonia ka bijë që do ta mbrojnë nga Ahmeti dhe Gruevski.

“Maqedonia, ka pasur, ka dhe do të ketë bijtë e saj për ta mbrojtur. Ta mbrojnë nga Ali Ahmeti dhe Grujo (Nikolla Gruevski) si pushtetari më i mirë pas Car Samoilit dhe nga gjithë mashtruesit rreth tyre me xhepa të mbushur”, shkroi Angellov.

Ditë më parë, strukturat më të larta zyrtare të BDI-së protestuan kundër gurë-themelit për vendosjen e kryqit në hyrjet të Butelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit