9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Vettingu, i vetmi kusht Shqipërisë për hapjen e negociatave

Më të lexuarat

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shkëputur një pjesë të intervistës së gazetarit Sokol Balla me ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin në “Top Story” për të shpalosur, sipas tij, të vërtetën e thjeshtë për negociatat e për kushtin e Vettingut.

Në një postim në “Facebook”, Rama shkruan se “përpjekja e bllokuesve të Reformës në Drejtësi për të çoroditur shqiptarët me gënjeshtra për qëndrimin e BE-së ndaj Shqipërisë, është e përditshme dhe përbaltja e paepur e vendit prej tyre është mbresëlënëse!”

U duk sikur Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian do të kishte një rekomandim pozitiv për Shqipërinë, çështje të tjera e penguan atë që të merrte një vendim këtë javë. Thelbi u duk se ishte reforma në drejtësi dhe veçanërisht ligji i Vettingut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit