11.1 C
Pristina
E enjte, 13 Maj, 2021

Vetëm përmes SMS-it 5.000 vetë kalojnë në fenë islame

Më të lexuarat

Mbi 5.000 persona në Arabi Saudite kanë kaluar në fenë islame nëpërmjet telefonit celular vetëm gjatë vitit të parë të themelimit të një shërbimi të posaçëm. Shërbimi i posaçëm, i quajtur “Më kalo në islam”, i cili ofrohet në 12 gjuhë të ndryshme, ka për qëllim të ngrit vetëdijen në mesin e entiteteve pakicë në këtë vend, bëjnë të ditur mediat lokale.
Secili person, me anë të mesazhit SMS, mund të dërgojë emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit të një personi që nuk është mysliman – e që do të mund të kalonte në fenë islame.
Më pastaj këta numra të telefonit u dërgohen hoxhallarëve dhe mësimdhënësve të fesë islame, të cilët i kontaktojnë këta persona – për t’i njoftuar ata me fenë islame.
Nëse personi në fjalë është i interesuar të komunikojë – atëherë thirrjet bëhen edhe më të shpeshta.
Deri më tash janë dërguar rreth 800.000 mesazhe të tilla, ndërsa iniciatori i kësaj ideje ka fituar 32.000 dollarë vetëm në vitin e parë. Kjo iniciativë dhe këto vlera janë vetëm të vitit të parë, 2010./kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit