19.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Veriu: tjetër sulm ndaj Policisë së Kosovës

Më të lexuarat

Akte që për Prishtinën zyrtare bijnë era “terrorizëm”

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën, 26 prill, se në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar me armë zjarri një njësi patrulluese kufitare e saj në Zupçe të Zubin Potokut.

Sipas saj, përveç dëmeve materiale në automjet, nuk ka raportime për zyrtarë policorë të lënduar.

Nga 13 prilli, autoritetet e Kosovës kanë regjistruar gjashtë sulme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke përfshirë edhe këtë të fundit.

Megjithatë, ato nuk kanë treguar nëse kanë identifikuar ndonjë person përgjegjës për sulmet, mirëpo ka pasur dyshime se të shtënat për disa prej tyre kanë ardhur nga territori i Serbisë.

Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe.

Në atë zonë ka pasur disa herë trazira, të fundit kanë ndodhur shtatorin e kaluar, për shkak të disa mosmarrëveshjeve për targat e automjeteve.

Ndërsa për rastet e fundit, Prishtina zyrtare dyshon se aksionet e asaj anti-kontrabandë në Veri, janë dhe arsyeja e irritimit të serbëve atje, të cilët tashmë po reagojnë me akte, të cilat janë quajtur nga autoritetet kosovare deri “terroriste”. /tesheshi.com/    

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit