8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Vendmbërritjet e fluturimeve të para nga aeroporti gjigand i Stambollit, Azerbajxhani dhe RTQV

Më të lexuarat

Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines (THY), Bilal Ekşi tha se fluturimi i parë në aeroportin e ri të Stambollit do të bëhet më 31 tetor.

 

Ai tha se fluturimi i parë brenda vendit do ta kryhet për në Ankara dhe udhëtimi jashtë vendit është planifikuar drejt Azerbajxhanit dhe Qipros Turke nga aeroporti i ri i Stambollit.

Ai u shpreh se me aeroportin e ri sektori i aviacionit do të rritet edhe më shumë dhe theksoi se si THY ashtu si edhe kompanitë që marrin shërbime do të kryejnë marrjen e personelit.

Për shkak të rritjes së fluksit dhe rritjes së hapësirës në aeroportin e ri të Stambollit, ai tregon se do të punësohen 4.600 persona.

“Kompania Turkish Ground Services do të punësojë rreth 1.600 persona dhe gjithashtu edhe ne si THY në paralel me rritjen normale marrim çdo vit rreth 3 mijë persona.”, ka theksuar Ekşi.

Po ashtu pasi ka rikujtuar se në aeroportin e ri ka partneritete të reja, Ekşi tha se shumë nga kompanitë vendase dhe të huaja duke bashkëpunuar me THY kanë kërkuar të jenë të pranishme në aeroport dhe se janë duke vazhduar punimet në lidhje me këtë çështje.(AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit