14.1 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Vazhdon puna për bazën e NATO-s në Kuçovë, Rama: Janë krijuar 400 vende pune

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga kantieri i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, ndërsa inspektohen nga ministri i Brendshëm Blendi Çuçi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka njoftuar se janë krijuar 400 vende pune, ndërsa punimet po zhvillohen me ritëm të shpejtë.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, ku janë krijuar 400 vende pune e ku punimet po ecin me ritëm të lartë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

NATO e ka përzgjedhur bazën ajrore të Kuçovës si pikë të përshtatshme për të kryer misionet ushtarake, dhe do të shndërrohet në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit