14.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Vazhdon kontrabanda në veri

Më të lexuarat

Mos nisja e zbatimit të Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit po rrit aktivitetet kontrabanduese nga Serbia nëpërmjet veriut. Edhe pse nuk kanë nevojë të paguajnë doganë, barnat mbesin produkti kryesor më i kontrabanduar, i përcjellë menjëherë më pas nga nafta.

Drejtori i Doganave, Naim Huruglica pret që kjo situatë të përfundojë pas aplikimit të kësaj marrëveshjeje.
Doganierët e Kosovës e kanë të pamundur që të lëvizin nëpër këtë pjesë të vendit. Naim Huruglica pranoi se me gjithë ndalesën, kontrabandimi i ilaçeve, naftës dhe disa produkteve tjera vazhdon.

Sipas tij, pavarësisht gatishmërisë së doganierëve dhe Policisë, është KFOR-i ai që ka vlerësuar se një gjë e tillë është e pamundur për shkak të situatës së sigurisë që mbetet e paqëndrueshme.

Ai, ka thënë se rrugët ilegale të hapura nga serbët ende vazhdojnë të jenë të qarkullueshme.

Huruglica thotë se kjo gjendje pritet të ndryshojë vetëm atëherë kur të nisë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Marrëveshja për Menaxhimin e Integruar të Kufirit parasheh që palët të kryejnë kontrolle edhe të përbashkëta, por edhe të ndara.

E, ndërkohë, objekti ku do të punojnë të dy palët, kosovare dhe ajo serbe, parashihet të ndërtohet në vijën kufitare midis dy vendeve dhe ku, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, palët nuk do të shfaqin simbolet e tyre shtetërore.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit