13 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Vazhdojnë sulmet ajrore në Idlib të Sirisë

Më të lexuarat

Komunat Serakib dhe Kefer Nebil në jug të qytetit, rajonet Han Shejhun dhe Temeniye si dhe fshatrat Kefer Sicne, Has, Ken Sehra, Serce po përballen me sulme ajrore, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 6 civilë

– Vazhdojnë sulmet ajrore intensive në rajonin Idlib, në veri të Sirisë, i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve. Si pasojë e sulmeve të ndërmarra në ditën e sotme kanë humbur jetën të paktën 6 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Komunat Serakib dhe Kefer Nebil në jug të qytetit, rajonet Han Shejhun dhe Temeniye si dhe fshatrat Kefer Sicne, Has, Ken Sehra, Serce që nga orët e para të mëngjesit po përballen me sulme intensive ajrore.

Enes Dijab, përgjegjësi për shtyp i mbrojtjes civile në rajonin Han Shejhun ku regjimi i Asadit kreu masakrën me armë kimike më 4 prill, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Ka patur 5 sulme me avionë. Qendra jonë është bërë plotësisht e papërdorshme. Gjithashtu në të njëjtën mënyrë edhe ambulancat dhe automjetet tona të kërkim shpëtimit.”

Dijab ka pretenduar se sulmet janë kryer nga avionët luftarakë të Rusisë. Ndër të tjera theksohet se si pasojë e sulmeve në fshatin Serce kanë humbur jetën të paktën 5 civilë, ku bëhet e ditur se pamjet e një fëmije që digjej në këtë fshat kanë shkaktuar indinjatë në median sociale.

Për shkak të sigurisë në të gjithë Idlibin janë bërë thirrje për mos vajtje në namazin e xhumasë.

Në sulmet ajrore të ndërmarra në 4 ditët e fundit në jug të Idlibit kanë humbur jetën të paktën 23 civilë.

Situata në Idlib

Idlibi, i cili në mars të vitit 2015 hyri nën kontrollin e opozitarëve, është bërë objektiv i sulmeve intensive të regjimit gjatë luftës civile.

Si pasojë e sulmit me armë kimike i ndërmarrë më 4 prill nga regjimi në rajonin Han Shejhun humbën jetën të paktën 100 civilë.

Procesi për paqen në Siri i filluar në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, nën kryesimin e Turqisë dhe Rusisë, arriti që për dy muaj e gjysmë të ndalojë sulmet ajrore në Idlib. Qyteti me 2.5 milionë banorë kohë pas kohe bëhet shënjestër edhe e sulmeve artilerike të regjimit.

Të premten e kaluar, shtetet garantuese Turqia, Rusia dhe Irani arritën marrëveshje për kufijtë e zonës jokonfliktuale në Idlib. Shtetet në fjalë po ashtu ranë dakord për të dërguar forca monitoruese ndërmjet opozitarëve në qytet dhe forcave të regjimit në lindje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit