20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Varroset polici Malësor Dashi

Më të lexuarat

Malësor Dashi, polici që u aksidentua të shtunën e javës së kaluar është varrosur në fshatin Stagovë të Kaçanikut.

Ai u zhduk për 5 ditë në lumin Lepenc për tu gjetur ditën e djeshme pa shenja jete.Në ceremoninë e varrimit kanë marrë qindra qytetarë, e në mesin e tyre edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Veseli ka thënë se Malësor Dashi ka qenë djalosh që ishte i gatshëm t’i shërbente atdheut.

Veseli theksoi se nuk ka asgjë më krenare sesa t’i shërbesh vendit, sikur bëri polici Dashi.

“Nuk është ditë e lehtë për asnjë nga ne. Po ndahemi nga një djalosh i ri. Njeri i gatshëm që i shërbeu atdheut të vetë në paqe, po ndahemi nga një kontributdhënës i paqes dhe lirisë së Kosovës. Gjithë këta policë përballë e dijnë peshën e dhimbjes, por edhe përgjegjësinë që kanë për qytetarët dhe vendin tonë. Nuk është e lehtë tu shërbesh njerëzve tu, por ska asgjë më të shenjtë dhe krenare kur i shërben atdheut. Në emër të të gjitha institucioneve i shprehi ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli.

Ngushëllime familjarëve dhe miqve të Malësorit u shprehu edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi.

Kurse me lotë në sy Malësorin e ka përkujtuar edhe togeri i Policisë në stacionin e Kaçanikut, Ismet Dervishi.

Ai tha se Malësor Dashi ishte shembull për të kryer detyrat me përkushtim, dhe për t’i mbrojtur qytetarët.

Garda e nderit në këtë ceremoni shkrepi me armë zjarri në ajër, në nderim të Malësor Dashit, polici që vdiq në detyrë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit