11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Ushtria izraelite vret një palestinez

Më të lexuarat

Ushtria izraelite thotë se e ka vrarë një pjesëtar të forcave të sigurisë palestineze, me rastin e një ndërhyrjeje gjatë natës, me qëllim të arrestimit të këtij personi.
Incidenti ndodhi sot herët në mëngjes në qytetin Qalqylia në Bregun Perëndimor.

Izraeli e kishte akuzuar personin palestinez se kishte shtënë kundër ushtarëve izraelitë gjatë sulmeve të mëparshme.

Burimet palestineze e kanë identifikuar pjesëtarin e vrarë të shërbimit të inteligjencës, Saleh Yasin, 29 vjeçar, transmeton “Evropa e Lirë”.

Gjatë muajve të fundit është intensifikuar dhuna vdekjeprurëse ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Mbrëmë, poashtu, është vrarë një palestinez tjetër nga operacioni i ushtrisë izraelite në vendin Xhenin.

Agjencia franceze AFP raporton se 28 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite kohëve të fundit, ndërsa shumica e vrasjeve kanë ndodhur në Bregun Perëndimor të okupuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit