10.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Ushtria izraelite arreston shtatë palestinezë, duke përfshirë edhe një person me aftësi të kufizuara

Më të lexuarat

Sipas Shoqatës Palestineze të të Burgosurve, arrestimet u kryen në Kuds dhe në Jenin


Ushtria izraelite arrestoi shtatë palestinezë, duke përfshirë një person me aftësi të kufizuara, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Shoqatës Palestineze të të Burgosurve (PPS), arrestimet u kryen në Kuds dhe në Jenin.

Dëshmitarët okularë thanë për AA se ushtria arrestoi një person me aftësi të kufizuara në qytezën Qabatiya në Jenin.

“Ushtria izraelite arrestoi personin Abdul-Kader Khuzaymah, i cili është rreth të 60-ave dhe është invalid. Ai u arrestua bashkë me djalin e tij”, thanë dëshmitarët okularë.

Ushtria izraelite shpesh ndalon në mënyrë arbitrare palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kudsin Lindor.

Sipas PPS-së, të paktën 4.650 palestinezë u mbajtën në burgjet izraelite që nga tetori i vitit 2021.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit