18.3 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Ushtarët izraelitë arrestojnë 15 palestinezë

Më të lexuarat

Ushtarët izraelitë kanë arrestuar 15 palestinezë në Bregun Perëndimor, vend ky që ndodhet nën pushtimin izraelit. Në një deklaratë të publikuar nga ushtria izraelite, thuhet se 15 palestinezë, në mesin e të cilëve 3 anëtarë të Hamasit janë arrestuar.

Në deklaratë thuhet se palestinezët janë arrestuar në El-Halil, kampin Nur Shems, fshatin Xhejus, rajonet Takku dhe Shejh, etj. Forcat izraelite organizojnë shpesh herë bastisje të kësaj natyre në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, vende këto që ndodhen në pushtimin izraelit.

Ndërsa sipas statistikave të institucioneve palestineze, theksohet se në burgjet e Izraelit gjenden mbi 7 mijë palestinezë të burgosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit