22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“Ushtarët e Mijanmarit ma hodhën djalin në zjarr”

Më të lexuarat

Resminnara Rahmet Kerim ka thënë se ushtarët e Mijanmarit ia vranë burrin dhe djalin e saj, dhe se nuk e di se çfarë ka ndodhur edhe me tre fëmijët tjerë

COX’S BAZAR (AA) – Resminnara Rahmet Kerim është njëra nga mijëra muslimanët të cilët kohët e fundit u detyruan të ikin në Bangladesh, pas operacioneve që kishte nisur ushtria e Mijanmarit në provincën Arakan, për Anadolu Agency (AA), rrëfen në lidhje me fatin e keq që ka përjetuar. Ajo në sulmin e ushtrisë së Mijanmarit ndaj Arakanit humbi bashkëshortin dhe djalin e saj.

Rahmet Kerim tha se kishin jetuar në fshatin Hatifara, i cili i përket qytetit Monde, në Arakan.

“Para fillimit të ngjarjeve unë mund të dilja jashtë, të shkoj në dyqan, në treg, në xhami. Ne kishim jetën tonë sociale. Pas zhvillimeve të fundit, nuk mund të dilja jasht. Nuk kishte paqe dhe ekzistonte mundësia që në çdo moment të vritemi”, thotë Rahmet Kerim.

Ajo theksoi se ushtarët e Mijanmarit dy javë më parë kanë kryer një sulm në fshatin e tyre dhe shkatërruan vendin ku ata jetonin.

Kerim tha se ata filluan të ikin gjatë sulmit.

“Pastaj ushtari pa djalin tim pesë vjeçar Muhammad Refik. Ai e mori atë dhe e hodhi në shtëpinë të cilës ia kishin vënë flakën. Para syve djalin ma hodhën në zjarr”, rrëfen Kerim këtë ngjarje të tmerrshme.

Burrin e saj ushtarët e sulmuan duke u lutur në fushën e orizit.

“Ai u përpoq të ikte prej tyre, por ushtarët qëlluan në ajër dhe e kapën. Ushtarët pastaj ia prenë veshin dhe fytin, dhe kështu e vranë”, tha Kerim.

Ajo tregon se pas sulmit ka ikur në fshatin ku jetonte xhaxhai i saj, dhe se në Bangladesh kanë ikur pasi që edhe ky vend u sulmua.

“Ushtarët në mal kanë vendosur mina. Prandaj nuk mund të shfrytëzonim malin. Tre ditë më parë, përmes lumit arritëm në Bangladesh. Tani kam vetën një djalë dhe një vajzë. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur me tre fëmijët e mi”, thekspi nënë e vetmuar.

Ajo shtoi se nuk e di pse ushtarët e Mijanmarit sulman fshtarat, duke patur parasysh se ata jetonin një jetë të qetë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit