3.3 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Urtësia dhe rëndësia e hixhamit në mjekësinë bashkëkohore

Më të lexuarat

Mjerisht, ne kemi anashkaluar një pjesë të madhe të trashëgimisë sonë mjekësore dhe bile e kemi harruar. Një pjesë e kësaj trashëgimie është edhe hixhami.
Deri vonë shumë njerëz e kanë kundërshtuar këtë metodë të shërimit. Sot në Gjermani ekziston shkolla “Fask”, ndërsa dy amerikanë e themeluan shkollën me emrin “Cupping” (Fask dhe Cupping d.m.th. lëshim gjaku).
Që atëherë, filluam haptazi dhe normalisht të flasin për hixhamin, ngase shkollat e mëdha botërore filluan të kenë interesim. Me rëndësi është të përmendim që këto flasin që hixhami shëron shumë sëmundje dhe i japin po aq rëndësi që i ka dhënë Pejgamberi s.a.v.s. Ende shfrytëzohen edhe mjekësia tradicionale arabe dhe kineze, ndërsa hixhami është një prej mrekullive profetike!
Ibn Abbasi r.a. ka thënë: “I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka bërë hixhamin në dy venat e qafës dhe në shpatulla.” (Buhariu dhe Muslimi)
Pejgamberi s.a.v.s. na ka shpjeguar në këtë hadith vendet e kryerjes së hixhamit e këto janë dy venat e qafës dhe shpatullat. Këto janë vendet nga të cilat kanë filluar “Fask” në Gjermani dhe “Cupping” në Amerikë.
Pejgamberi s.a.v.s. e ka lëshuar gjakun në kokë për shkak të kokëdhembjes, ndërsa ishte në ihram. (Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu e ka bërë hixhamin për shkak të helmit që ia kishte bërë jehudja me mishin e deles. (Buhariu dhe Muslimi)

Ç’është hixhami?

Hixhami (lëshimi i gjakut me prerje sipërfaqësore të lëkurës) është veprim medicinal i cili u përdor në të kaluarën, së pari në Egjipt, Kinë dhe Indi.
Pastaj erdhi Pejgamberi s.a.v.s. dhe vërtetoi veprimin e saktë të kësaj metode dhe nxiti në këtë metodë tejet efikase duke shpjeguar edhe vendet anatomike dhe kohën e duhur të kësaj metode.
Për të shpjeguar hixhamin, duhet shikuar anatominë e njeriut. Njeriu ka enë të gjakut, arterie, vena, kapilarë dhe gjëndra limfatike. Gjëndrat limfatike kanë për detyrë deponimin e qelizave të shkatërruara. Kur këto grumbullohen vie deri te paraqitja e sëmundjes.
Kur u pyet Pejgamberi s.a.v.s. për hixhamin, tha: “Ai shëron përzierjet (e lëngjeve në organizëm).”
Termi “përzierje” nënkupton muret e gjëndrave limfatike. Hixhami pra pastron muret e gjëndrave limfatike duke i bërë të kalueshëm.
Ky sunnet i harruar nga ne shëron shumë sëmundje që janë të përhapura në kohën e sodit.
Qoftë i lavdëruar Allahu i madhërishëm!
Sunneti i Pejgamberit s.a.v.s. përsëri u gjallërua. E gjallëruan jomyslimanët nga Gjermania, Franca, Finlanda, SHBA, dhe shtete tjera!
Me rëndësi është të përmendim që dy vendet e para për hixhamin që kanë vepruar dy amerikanët janë mu ato dy vende në të cilat i ka bërë Pejgamberi s.a.v.s., venat e qafës, shpatullat dhe ashti paraballor, që shëron shtatëdhjetë e dy sëmundje.
Ibn Abbasi r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Në natën e Israsë para meje nuk kaloi asnjë grup melekësh e që nuk më thanë: “Muhammed, kryeje hixhamin.” (Ibn Maxhxheh)
Ali ibn Ebi Talibi r.a. ka thënë: “Erdhi Xhibrili a.s. te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe e lajmëroi për kryerjen e hixhamit në venat e qafës dhe shpatulla.”
(Ibn Maxhxheh)
Enesi r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Xhibrili a.s. aq shumë më ka përmendur hixhamin sa që kam menduar se ai duhet kryer.” (Dejlemiu)
Nga Suhejbi r.a. transmetohet që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Bëni hixhamin në kokë, ky është ashti në qafë, në këtë ka ilaç për shtatëdhjetë e dy sëmundje.” (Dejlemiu)
Ne si myslimanë, këto i hadithe i marrim si urdhër që duhet t’i bindemi në përputhshmëri me fjalët e Allahut të madhërishëm:
            “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.” (En – Nexhm, 3-4)
Shkencëtarët gjerman kanë bërë hulumtime të shumta dhe thanë: “Ashti i kokës ndikon në punën e hipofizës.” Ky nxit tajitjen e 72 hormoneve nga hipofiza që më pastaj veprojnë në gjëndrat tjera me tajim të brendshëm.
Pra, çdo çrregullim në punën e hipofizës në lidhje me cilindo hormone shkakton sëmundje, ndërsa hixhami i bërë në ashtin e kokës shëron 72 sëmundje.
Por, këtë sunnet nuk mund ta bëjë secili njeri. Përkundrazi, nuk ka dyshim që hixhami duhet bërë në mënyrë të drejtë mjekësore (duhet njohur mirë pikat anatomike, si dhe duhet patur kujdes për kushtet sterile gjatë kryerjes së hixhamit).
Pejgamberi s.a.v.s. na ka mësuar edhe kohën (ditët) në të cilat është më së miri ta bëjmë hixhamin: dita e 17, 19 dhe 21 të muajit hënor, si dhe vendet tipike në trup ku duhet bërë hixhamin. Secilin vend (pikë) mjekët ekspert të kësaj lëmie e kanë “zbuluar” në kohën bashkëkohore.

Cila është urtësia e kryerjes së hixhamit në kohën e sodit?

Kohëve të fundit është zbuluar se ekziston lidhja në mes fazave të Hënës dhe baticës e zbaticës në dete, oqeane, lumenj dhe liqene.
Pra, graviteti hënor vepron në Tokë. Kjo shprehet edhe te njeriu i cili është i përbërë 70-75% nga uji. Hëna e plotë paraqitet ditën e 17, 19 dhe 21 të muajit hënor dhe atëherë vie deri te batica dhe zbatica për 80% e më tepër. Për këtë Pejgamberi s.a.v.s. ka këshilluar që hixhami të bëhet në këtë kohë.
Është fakt se shumica mendojmë se hixhami mund të bëhet çdo kohë, por më së miri është në këto ditë që na ka mësuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s.
Në bazë të hulumtimeve bashkëkohore nga mjekësia secili person e ka bioritmin e tij, aftësitë e tij natyrore të mëdha.
P.sh. zemra rrah njëmijë herë çdo 24 orë duke hedhur gjashtë litra gjak nëpër 96.000 milje enë të gjakut. Këto gjashtë litra përmbajnë njëzet e katër trilion qeliza, me shtatëdhjetë milion qeliza shtesë, ngase këto shtatëdhjetë milion qeliza harxhohen në shkëmbimin e materieve në shpretkë. Kjo ndodh për çdo sekondë.
Qeliza, entiteti më i vogël i organizmit funksionon sipas teknologjisë mahnitëse që tejkalon të gjitha institucionet teknologjike në botë, ngase në makinat më bashkëkohore prishjet ndodhin në 20% të rasteve, ndërsa çrregullimet te qelizat ndodhin vetëm te 2% të qelizave. Në qeliza gjinden mijëra bashkëdyzime hormonale, mitokondriet, enzimet, kromozomet, dhe mijëra gjëra të nevojshme për organizëm, që punojnë pandërprerë.
Vërtet kjo është gjithëfuqi e Krijuesit absolut:
“. . . Mjeshtri e Allahut që përsosi çdo send . . .” (En – Neml, 88)
Pra, ekzistojnë shtatëdhjetë e pesë trilion qeliza që funksionojnë gjashtëdhjetë ose shtatëdhjetë vjet dhe lëvizin në varg të pafund. 10% e përbëjnë materialin gjenetik, ndërsa 90% tjetër. Procesi i prodhimit dhe ripërtëritjes në këtë material gjenetik ndodh çdo shtatë vjet, d.m.th. çdo shtatë vjet hedhet 10% dhe prodhohen 10% qeliza tjera.
Në këtë, kanë të bëjnë fjalët e Pejgamberit s.a.v.s.: “Periudha jetësore e ummetit tim do të jetë në mes gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë vjet.” Kjo d.m.th. që 100% të materialit gjenetik e ndajmë në shtatëdhjetë vjet, dhe kur kalojnë këto shtatëdhjetë vjet, e kemi harxhuar këtë 100%.
Për këtë, Pejgamberi s.a.v.s na ka këshilluar që të shërbehemi me vajin e ullirit: “Shërbehuni me vajin e ullirit dhe lyhuni me te, sepse ai është nga druri i bekuar.”
Njeriu duhet me vëmendje të shikojë harmoninë në mes pjesëve të veçanta të organizmit, ndërsa ata që janë të pajisur me arsye dhe intelekt do të vërejnë gjëra mahnitëse si p.sh. impulse që përcillen nëpër nerva. Neurologët kanë konstatuar që ngacmimet ndiesore udhëtojnë nëpër fijet nervore dhe arrijnë deri te truri, pastaj truri analizon dhe sjell urdhrin (ngacmimin tjetër) në vendin nga ngacmimi ka ardhur për të reaguar në mënyrën adekuate dhe njeriu p.sh. shpejtë largon dorën (p.sh. nëse digjet). Është vërtetuar se tërë ky proces zhvillohet në milion pjesë të sekondës.
Kur shkencëtarët dëshiruan që këtë ta shpjegojnë në mënyrë shkencore, morën akull në të cilin lëshuan elektronet dhe për të arritur në skajin tjetër u nevojit 240 orë.
Pra, njeriu është vepër e Allahut. Çdo gjë që është tek ai është vepër e Tij.
Për këtë njeriu mund të numërohet në fenomene kozmike. Atë askush nuk mund ta tregojë dhe shpjegojë në tërësi. Ne duhet përsëri ta rivendosim këtë harmoni natyrale duke bërë korrigjime në jetën e tij. Të vërtetën e ka thënë një anglez: “Shumë ilaçe në të vërtetë janë helme.”

Mënyra e bërjes së hixhamit

Ai i cili dëshiron të hulumtojë vendet në të cilat duhet bërë hixhami njësoj nga cila shkollë në Gjermani apo Amerikë, duhet ditur që është e mundur me i përcaktuar dhe lokalizuar me precizitet sipas teorisë së thjeshtë e cila nuk dallon shumë nga teoria e shërimit të akupunkturës kineze. Gjithashtu nuk dallon as nga teoria e cila bazohet në shërim me presion të pikave të caktuara (akupresura) që shfrytëzohet në Tibet. Teoria e tyre e përbashkët thotë:           Organizmi i ka dymbëdhjetë rrjedha (kanale) dhe katër anësore.
Nëpër këto rrjedha (kanale) lëviz forca magnetike. Kur kjo forcë (energji) rrjedh dhe nuk ndërpritet, atëherë njeriu është i shëndoshë dhe vital. Por, nëse ekzistojnë disa çrregullime në rrjedhën e kësaj force, fillojnë të paraqiten probleme shëndetësore. Këto rrjedha elektromagnetike i kanë pikat e tyre. Nëse paraqiten problemet në shëndetin e njeriut, atëherë, në realitet paraqiten probleme në rrjedhën elektromagnetike dhe duhet pasur kujdes në pikat e veçanta që ndodhen në vende të ndryshme dhe tregojnë në çrregullim.
Kështu, p.sh. sëmundjet e mëlçisë i kanë pikat e saj të veçanta, sëmundjet e zemrës i kanë vendet e tyre të veçanta, gjithashtu tensioni i lartë, diabeti, reumatizmi dhe sëmundjet tjera.
Këto pika, përveç kësaj që tregojnë në probleme shëndetësore të organizmit, gjithashtu paraqesin edhe pikat e forcimit të organizmit. Me trajtimin e tyre, mund të arrihet forcimi i përgjithshëm i organizmit.
Në lidhje me termin “përzierje” të cilin Pejgamberi s.a.v.s. e ka përmendur se hixhami është ilaç, ne themi: “Mbledhja e qelizave dhe gjërave të dëmshme ndodh në gjëndrat limfatike. Hixhami i nxjerr jashtë.” Kjo është ngjashëm kur dikush prej nesh hap një pus (burim) në vendin e thatë. Nëse nuk e bën këtë, uji do të mbetej në thellësi të tokës.
Pejgamberi s.a.v.s. e ka ditur cilat janë ditët më të mira për hixham: 17, 19, dhe 21 të muajit lunar.
Gjithashtu është zbuluar se ekzistojnë disa pika energjetike dhe rrjedha energjetike, të cilat nëse shtypen (trajtohen), e kjo vepron në mënyrë efikase si qetësues bile më mirë se ilaçet artificialë për qetësim.
Me analizën kimike është vërtetuar që organizmi në marrëdhënie me këto pika prodhon endorfinën e kjo është substancë e cila qetëson. Ekzistojnë shumë pika që veprojnë qetësuese.    Është vërtetuar që njeriu, kur këto trajtohen, qetësohet dhe bie në gjumë të thellë.
Hixhami (lëshimi i gjakut në kupëzore me prerje sipërfaqësore), në realitet liron jashtë substancat e dëmshme dhe pastron gjakun, dhe qetëson organizmin me lirimin e endorfinës.
Gjithashtu u zbulua se hixhami rrit nivelin e dopaminës, si dhe imunitetin e organizmit ndaj kancerit dhe viruseve.

            Llojet e hixhamit

Ekzistojnë tri llojet të hixhamit: hixhami i thatë që përdoret te diabetikët, hixhami me prerjen sipërfaqësore të lëkurës (skarifikimi) dhe hixhami transitor që përdoret te personat me probleme kërcore të shpinës.

Hixhami si ilaç

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e ka bërë hixhamin te dhembja e gjysmës së kokës (migrena).   Deri më sot në tërë botën ende nuk është gjetur ilaçi efikas për migrenë. Ekzistojnë ilaçe vetëm për lehtësimin e saj.
Një hixham në tërësi e mënjanon migrenën.
Qoftë salavati i Allahut mbi ty o i Dërguar i Allahut që i ke mësuar njerëzit për çdo mirësi.
Britania e Madhe ka qenë e goditur nga sëmundja e hemofilisë. Kur kanë kuptuar për hixhamin, kanë dërguar disa specialist në Siri për të mësuar hixhamin. Pas kësaj me sukses kanë shëruar hemofilinë.
Hixhami mund të mënjanojë me sukses edhe epilepsinë. Hixhami ndihmon te reumatizmi, astma bronkiale dhe dhembjet e shpinës. Hixhami ndikon me sukses te mbipesha, sëmundjet e traktit digjestiv dhe të lëkurës.
Duke marrë parasysh fjalët e Pejgamberit s.a.v.s.: “Kush pas meje e ngjall një sunnet të harruar, do të ketë shpërblimin e atij që e bën, duke mos i munguar asgjë nga shpërblimi (atij që e vepron)”, është obligim yni konstant që ta gjallërojmë këtë sunnet, duke praktikuar hixhamin.

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit