12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Universiteti Veror fillon më 4 korrik

Më të lexuarat

Drejtoresha e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në UP, Lumnije Bajrami, ka bërë me dije se edicioni XVI i Universitetit Veror Ndërkombëtar mbahet më 4 deri më 15 korrik në Prishtinë.

Ajo ka thënë se, sikurse edhe në edicionet e tjera, edhe këtë vit ka pasur një interesim të madh të studentëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në këtë edicion do të organizohen 11 kurse në të cilat ligjërojnë 11 profesorë ndërkombëtarë dhe 11 profesorë vendorë.

Bajrami ka thënë për “Epokën e re” se Universiteti Veror e ka arritur qëllimin e tij, sepse ka ndikuar ndjeshëm në procesin e ndërkombëtarizimit të UP-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit