10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

UNHCR: Projektligji britanik për emigrantët e paligjshëm shkel të drejtën ndërkombëtare

Më të lexuarat

“Dërgimi i refugjatëve në Ruandë nuk është zgjidhje, e drejta për azil është universale dhe themelore”, tha Matthew Saltmarsh, zëdhënësi i UNHCR-së

Projektligji i ri i Britanisë së Madhe kundër emigrantëve të paligjshëm shkel traktatin ndërkombëtar për refugjatët dhe për këtë arsye është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare, ka deklaruar një zyrtar i agjencisë së OKB-së për refugjatët.

“Ligji i propozuar shkel konventën ndërkombëtare dhe për rrjedhojë është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe bashkëpunimin ndërkombëtar humanitar,” tha në një intervistë ekskluzive për Anadolu zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Matthew Saltmarsh.

Sipas UNHCR-së, Britania e Madhe aktualisht ka rreth 230 mijë refugjatë. Numri i azilkërkuesve gjithashtu është në rritje, ndërkaq vitin e kaluar kishte rreth 75 mijë kërkesa për azil në vend.

“Nëse projektligji miratohet, do të ketë një ndalim për azilkërkuesit në Britani dhe vendi do të mbyllte sistemin e tij të azilit. E drejta për azil është universale dhe themelore. Kjo është rënë dakord ndërkombëtarisht dhe në të drejtën ndërkombëtare dhe ky është parimi themelor mbi të cilin mbështetet Konventa për Refugjatët”, tha Saltmarsh.

– Situata e refugjatëve në Britaninë e Madhe nuk është e pazakontë

Siç tha Saltmarsh, shqetësues është fakti që njerëzit po marrin rrugë të rrezikshme dhe po vënë në rrezik jetën e tyre për të arritur në Britani, por kjo nuk është një situatë unike për vendin.

Ai tha se ddërsa numri i refugjatëve po rritet në Britani të Madhe, situata nuk është shpresëdhënëse, duke theksuar më tej se shumë vende kanë strehuar refugjatë prej vitesh dhe në një numër të madh.

“Ka një numër të madh të azilkërkuesve dhe refugjatëve në shumë vende të tjera”, tha ai.

“Për shembull, ta marrim Türkiyen. Türkiye për shumë vite ka pritur miliona refugjatë sirianë dhe vazhdon ta bëjë këtë, por edhe vende të tjera në Evropë (si Franca dhe Gjermania). Tani ka vende në Evropën Lindore që presin shumë refugjatë ukrainas”, theksoi Saltmarsh.

– Problematik ndalimi i refugjatëve

Lidhur me ndalimin e pritshëm të personave që vijnë ilegalisht në Britani të Madhe, Saltmarsh tha se ka çështje në lidhje me kushtet në të cilat ata do të mbahen.

“Ndalimi i azilkërkuesve dhe refugjatëve është jashtëzakonisht problematik. Ka pasur shumë probleme për sa i përket kushteve në të cilat mbahen njerëzit, për sa i përket ndikimit që ka në shëndetin mendor të njerëzve”, tha ai.

“Kostoja e mbajtjes së refugjatëve është e shtrenjtë”, theksoi ai dhe pyeti se ku do të strehohen këta njerëz.

– Dërgimi i refugjatëve në Ruandë nuk është zgjidhje

Në përgjigje të projektligjit të ri të Britanisë së Madhe, i cili përfshin fillimisht dërgimin e refugjatëve që vijnë në Britani në Ruandë, Saltmarsh tha se marrëveshja për Ruandën është ende duke u kundërshtuar në gjykata, kështu që është e paqartë nëse njerëzit do të jenë në gjendje të shkojnë në Ruandë.

“Dërgimi i azilkërkuesve në Ruandë nuk mendojmë se është zgjidhje. Ruanda është në vetvete një vend më pak i pasur që ka një numër refugjatësh të vet që tashmë janë strehuar aty. Por gjithashtu nuk mendojmë se sistemi i azilit në vend është mjaft i konsoliduar që të jetë në gjendje t’i përpunojë gjithë këto kërkesa dhe të akomodojë në mënyrë të sigurt azilkërkuesit”, tha ai.

– Rrugë më të sigurta për emigrantët

Për njerëzit që kërkojnë azil në Britani, ka shumë pak kanale të sigurta dhe ligjore, me procedura dhe skema të gjata dhe të ndërlikuara.

“Mjerisht, ka shumë pak rrugë të sigurta dhe ligjore për në Britani. Britania e Madhe ka qenë në të kaluarën një vend bujar për shpërnguljen e refugjatëve. Për momentin, ajo ka një numër shumë të kufizuar vendesh për shpërngulje”, tha Saltmarsh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit