Ben Blushi, ajo që ti i trembesh, një ditë do të bëhet realitet, por jo ashtu siç e keqimagjinon ti. Vullnetin e Krijuesit, nuk e ndal dot as ti dhe askush tjetër në botë, kushdo qoftë ai. Çfarëdo që të bëni, në fund do të jeni të humbur, edhe pse ëndërroni të kundërtën.
Allahu i premtoi të Dërguarit të Tij të fundit, duke i thënë:
“Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojën e tyre. Por Allahu veçse do ta përkryejë dritën e Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë.
Është Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim e fe të vërtetë, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejnë idhujtarët.” (Kurani 9: 32-33)
Temim ed-Darij, një ish i krishterë, përcjell nga Profeti (alejhi salatu ue selam) të ketë thënë:
“Me të vërtetë, kjo fe do të arrijë atje, ku ka arritur nata dhe dita, e Allahu nuk do të lërë asnjë shtëpi balte (qytete e fshatra) e as (tendë) me lesh deveje (nëpër shkretëtira), pa e futur Allahu në të, këtë fe: me krenarinë e një krenari, ose me poshtërimin e një të poshtëruari. Krenari, me të cilën Allahu do ta nderojë Islamin dhe ithtarët e tij, dhe poshtërim, me të cilin Allahu do ta poshtërojë kufrin (mosbesimin).”
Temim ed-Darij thoshte: “E kam parë këtë gjë te njerëzit e familjes sime: ata që pranuan Islamin, i kapi e mira, nderi dhe lavdia, ndërsa ata që mbetën jobesimtarë, i zuri poshtërimi, nënshtrimi dhe pagesa e xhizjes (taksë sigurie).” (Ahmedi 16957)
Kur Perandori i Bizantit, i kohës së Profetit, u informua në detaje për të, tha: “Ai do të zotërojë atë që kam unë nën sundim.” Dhe kështu ndodhi, pa plotësuar dhjetë vjet nga ky parashikim, muslimanët nën kalifatin e Umer ibn Hatabit, vunë nën kontroll ato territore.
Muslimanët sot, edhe pse kanë mangësi të shumta dhe probleme pa fund, janë shpresa e vetme për ta nxjerrë njerëzimin nga dalldisja dhe degradimi moral, ku e ka shpënë moderniteti shekullar. Herët a vonë, vullneti i Zotit do të ripërsëritet edhe një herë, dhe muslimanët do të jenë përsëri sundimtarët e botës. Deri atëherë Ben, mund t’i “gëzohesh” i palumtur dekadencës dhe iluzioneve që përjeton.
Gjithsesi Ben, ti mund të vazhdosh të shkruash, të fantazosh e të jetosh, duke shkruar e shitur iluzionet e dëshpëruara në romanet që bën. Ah, mos harro t’i përfshish edhe këto fjalë në romanin e ardhshëm, sepse do të të duhen.
/Hoxhë Dr. Justinian Topulli/
