23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Ukrainë: Putin godet, Zalensky lutet për përfshirjen e NATO-s

Më të lexuarat

Me humbje të rënda, por me këmbëngulje të pamëshirshme e pa vullnet për t’u tërhequr, Putin po godet Ukrainën për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt të jetë e mundur, pasi rezistenca e papritur e fortë e ukrainasve i ka dhënë atij goditje të mëdha dhe të shumta.

Presidenti ukrainas Zelensky do të përpiqet sërish sot, në një fjalim të ri këtë herë në Senatin amerikan, të bëjë presion ndaj Perëndimit për të ndihmuar Ukrainën duke ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake, si bllokimi i hapësirës ajrore të vendit nga avionët luftarakë, por evropianët, amerikanët dhe NATO-ja po refuzojnë nga frika se përfshirja e tyre e drejtpërdrejtë në një luftë me rusët mund të nxiste trazira dhe madje edhe përdorimin e armëve bërthamore nga Putin. Ata kanë zgjedhur të ndihmojnë dhe me furnizime ushtarake.

Dje, Zelensky kritikoi ashpër NATO-n për refuzimin e vendosjes së një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, duke thënë se vendimi dha “dritën jeshile për bombardime të mëtejshme të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës”.

Kjo përkundër faktit se mbrëmë Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blicken vlerësoi për herë të parë me kaq shumë optimizëm se Ukraina mund ta fitonte luftën, duke folur për “rezistencën e jashtëzakonshme” të popullit ukrainas dhe një “luftë që nuk po shkon siç e kishte planifikuar Putini”.

Zelensky pritet të përsërisë disa nga kritikat që bëri dje ndaj NATO-s, duke reaguar ndaj vendimi i marrë më herët nga udhëheqja e Paktit. “Nëse Ukraina bie, bie edhe Evropa”, thotë Zelensky në çdo rast. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit