16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Ukrainasit shkatërruan S-400?

Më të lexuarat

Pretendime për një arritje “të pabesueshme” kundër rusëve

Prej disa kohësh në rrjetet sociale po qarkullojnë video dhe foto të automjeteve dhe pajisjeve të shkatërruara që pretendohet se janë sistemi i fuqishëm antiraketë rus S-400. Por lajmi nuk është konfirmuar asnjëherë deri më sot.

Videot u shfaqën në rrjetet sociale në nëntor të vitit të kaluar, por më pas u pretendua se bëhej fjalë për sistemin S-300 të shkatërruar në Zaporizhia. Por tani janë shfaqur foto të reja.

Profili i Ukrainës Weapons Tracker në Twitter, i cili merret me gjurmimin dhe regjistrimin e pajisjeve ushtarake të shkatërruara në luftën në Ukrainë, tani pretendon se është sistemi S-400.

“Janë shfaqur foto të reja dhe tani mund të thuhet se ushtria ruse ka humbur një pjesë të sistemit të avancuar kundërajror S-400. Kjo është hera e parë që konfirmohet humbja e sistemit S-400”, shkruan kjo faqe.

Dhe Oryx, një faqe e specializuar që merret me dokumentacionin e pajisjeve ushtarake të shkatërruara që nga fillimi i luftës, pretendon se është sistemi S-400. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit