Qeveria miratoi sot projektligjin për Medresenë “Isa Beu” në Shkup, duke zgjidhur përfundimisht një çështje të rëndësishme që ka pritur zgjidhje prej vitesh.
Ky vendim i hap rrugë funksionimit të rregullt dhe të ligjshëm të një institucioni të rëndësishëm arsimor, që vepron në përputhje me standardet shtetërore dhe kushtetuese të arsimit të mesëm.
Medreseja “Isa Beu”, me qendër në Kondovë dhe degë në disa qytete të vendit, do të vazhdojë misionin e saj edukues për gjenerata të reja, duke respektuar parimet e bashkëjetesës, profesionalizmit dhe barazisë në arsim.
Ky është një hap i rëndësishëm për konsolidimin e të drejtave arsimore dhe kulturore, dhe një konfirmim i vullnetit politik për t’i dhënë zgjidhje çështjeve që prekin drejtpërdrejt komunitetin!
Urime!!
Izet Mexhiti
