9.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

U emërua 6 ditë më parë drejtor burgu në Vlorë, dënohet me 6 muaj burg

Më të lexuarat

U emërua 6 ditë më parë si drejtuesi i burgut të Vlorës, ndërsa sot dënohet me 6 muaj burg.

Egon Velaj u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë me 6 muaj burg në një seancë të zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Trupi gjykues me prokuror Anton Pali, gjyqtare Atalanta Zeqiraj, kane dënuar Velajn me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e drejtorit të Aluiznit.

Dënimi do të konvertohet në shërbim prove.

Ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që e emëroi Velajn më 17 tetor në krye të burgut të Vlorës pak ditë më parë.

Ishte vetë ministrja Gjonaj ajo që e shkarkoi Velajn nga pozicioni i drejtorit të ALUIZNI-t në Vlorë.

“Gjithashtu bazuar në një denoncim të ardhur pranë Platformës së Bashkëqeverisjes, me objekt denoncimin e legalizimit një shtesë anësore të një pallati shumëkatësh pranë stadiumit “Flamurtari” – Vlorë, grupi i kontrollit të Task Forcës Antikorrupsion ka kryer gjatë javës së kaluar inspektim administrativ në Drejtorinë Rajonale të Aluizni-t, Vlorë dhe Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë. Në përfundim të këtij hetimi janë rekomanduar 3 masa disiplinore “Largim nga puna” për: Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Vlorë; Përgjegjësin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë; Specialistin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë”, deklaronte Gjonaj më 21 nëntor 2018.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit