7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Turqia trajnon personelin e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës

Më të lexuarat

Turqia trajnon personelin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
Drejtoria e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, TIKA në bashkëpunim me Ministrinë turke të Shëndetësisë është duke trajnuar 40 personel të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës në spitalet Universitare dhe Kërkimore të Turqisë.
Grupi i parë i përbërë prej mjekëve dhe personeli shëndetësor aktualisht janë duke zhvilluar trajnime në Spitalin Universitar dhe Kërkimor të Turqisë në Ankara dhe në Spitalin Universitar dhe Kërkimor të Shëndetit dhe Sëmundjeve të Fëmijëve në repartin e Hematologjisë dhe Onkologjisë të Ankarasë.
Trajnimi i grupit të parë filloi më 23 shkurt dhe do të vazhdoj deri më 22 mars. Në fund të trajnimit pjesëmarrësve do t’ju ndahen certifikatat e pjesëmarrjes. /trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit