6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Turqia “thellësisht e shqetësuar” për përpjekjen për grusht shtet në Sudan

Më të lexuarat

Në një deklaratë të MPJ-së turke theksohen pritshmëritë që të gjitha palët në Sudan t’i përmbahen angazhimeve brenda kornizës së Deklaratës Kushtetuese

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Turqisë në një deklaratë ka bërë të ditur se është “thellësisht e shqetësuar” për raportet e një përpjekje për grusht shteti në Sudan, duke theksuar nevojën që palët t’i përmbahen angazhimeve të tyre sipas deklaratës kushtetuese të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne theksojmë pritshmërinë tonë të fortë që të gjitha palët në Sudan t’i përmbahen angazhimeve brenda kornizës së Deklaratës Kushtetuese dhe të përmbahen nga ndërprerja e procesit të tranzicionit”, thuhet në deklaratën e MPJ-së turke.

Zyrtarët në Khartoum thanë më herët se ushtria sudaneze kishte arrestuar kryeministrin Abdullah Hamdok dhe anëtarët e qeverisë së tij.

Ministria e Informacionit tha se Hamdok u arrestua nga një forcë ushtarake pasi ai refuzoi të mbështeste atë që e përshkroi si “grusht shteti”.

Në një deklaratë, Unioni i Dhomave Profesionale bëri thirrje për një grevë të përgjithshme dhe mosbindje civile në shenjë proteste ndaj marrjes së qeverisë nga ushtria.

Tensionet u përshkallëzuan midis udhëheqësisë ushtarake dhe politikanëve civilë që nga përpjekja e dështuar për grusht shteti në Sudan muajin e kaluar.

Sudani aktualisht administrohet nga një Këshill Sovran i përbërë nga autoritetet ushtarake dhe civile, i cili mbikëqyr periudhën e tranzicionit deri në zgjedhjet e planifikuara për vitin 2023, si pjesë e një pakti për ndarjen e pushtetit midis ushtrisë dhe koalicionit të Federatës për Liri dhe Ndryshim (FFC).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit