10.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Turqia pranë vëllezërve irakianë të prekur nga tërmeti

Më të lexuarat

Në një komunikatë me shkrim Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) thotë se Turqia e ka ndjerë në zemër dhimbjen që ka shkaktuar tërmeti me epiqendër në Suleymaniye, në veri të Irakut, dhe është mobilizuar që në minutat e para për t’u ardhur në ndihmë vëllezërve të prekur nga tërmeti.

“Turqia është vënë në veprim për të gjitha kërkesat që do të ketë nevojë populli irakian”, tha Kryeministri.

“Kurse zv.kryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë, Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) njoftoi se Turqia është mobilizuar menjëherë për të kontribuar në punimet e kërkim-shpëtimit, heqjen e rrënojave, kurimin e të plagosurve dhe dërgimin e ndihmave humanitare.

Në një postim që ka bërë në llogarinë e tij në median sociale Bozda u përcjell ngushëllimet të afërmeve të viktimave dhe popullit irakian si dhe uron durim dhe shërim sa më të shpejt për të plagosurit.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme, Melvut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se Turqia është e gatshme për të ndihmuar irakianët e prekur nga tërmeti.

Në një mesazhin që ka publikuar në llogarinë e tij në median sociale, ministri Çavushollu shkruan: “Turqia është në gatishmëri për të dërguar ekip kërkim-shpëtimi dhe ndihma humanitare për irakianët e prekur nga tërmeti. Lutjet tona janë për vëllezërit tanë irakianë”.

Edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) njoftoi se për shkak të tërmetit 7,2 ballësh që ka goditur Irakun Agjencia e Kryeministrisë për Fatkeqësitë Natyrore dhe Menaxhimin e Emergjencave (AFAD), Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe institucionet e tjera përkatëse turke janë vënë në lëvizje për punimet e kërkim-shpëtimit, dërgimin e ilaçeve, batanijeve dhe ndihmave të tjera humanitare.

Në mesazhin që ka publikuar përmes llogarisë në median sociale në lidhje me tërmetin në Irak zëdhënësi i Presidencës, Kallën, ka shprehur ngushëllimet për viktimat.

Ndërkaq mësohet se avioni me ndihma i Shtatmadhorisë do të shkojë në Suleymaniye. Me këtë avion Forcat e Armatosura Turke do të dërgojnë ilaçe, materiale shëndetësore dhe 250 çadra të mëdha.

Me këtë avion do të udhëtojë për në zonën e prekur nga tërmeti edhe një ekip shëndetësor me 20 vetë.

http://www.trt.net.tr/shqip/video/videolajme/termeti-ne-irak-shkakton-deme-te-medha-ne-njerez-dhe-materiale

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit