16.1 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Turqia po ndërton një qytet tendë për 1.000 mijë persona

Më të lexuarat

Në Reyhanli po vazhdojnë përgatitjet për civilët të cilët do të vijnë të strehohen në Turqi. Poashtu është duke u ndërtuar një qytet tendë me kapacitet prej një mijë vetash

Në kuadër të evakuimit të pjesës lindore të Halepit i cili gjendet nën rrethimin e regjimit të Asadit dhe grupeve të jashtme terroriste pro regjimit në qarkun Reyhanli të qytetit Hatay është duke u ndërtuar një qytet tendë me kapacitet prej një mijë personash, raporton Anadolu Agecncy (AA).

Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e përgjithshme e shtypit dhe informacionit të plagosurit të cilët janë në gjendje kritike do të mjekohen në Turqi, pasi që janë nxjerrë nga zona e sigurisë në veri të Halepit dhe të cilët më pas janë dërguar në Idlib.

Vazhdojnë punimet për emigrimet e mundshme. Në Reyhanli po vazhdojnë përgatitjet për civilët të cilët do të vijnë të strehohen në Turqi. Poashtu është duke u ndërtuar një qytet tendë me kapacitet prej një mijë vetash më qëllim të strehimit të grupeve të pafavorshme.

Në afërsi të pikës kufitare Cilvegözü në Qendrën e Akomodimit të Pelegrinazhit janë duke u ndërtuar 18 tenda në një hapësirë prej 112 kilometra katrorë.

Nisën përgatitjet infrastrukturore

Në koordinim të AFAD u përcaktuan 3 rajone të qendrave të strehimit të përkohshëm të cilat planifikohen të ndërtohen në Siri për civilët e evakuuar nga Halepi.

Nisën përgatitjet infrastrukturore në këto rajone. Kurse AFAD ka sjellë kontejner banjosh, 238 tenda, gjeneratorë dhe materiale infrastrukturore.

Nga të plagosurit 3 persona humbën jetën

Numri i të plagosurve të cilët u sollën në zonën tampon në pikën kufitare Cilvezgodu dhe të cilat prej këtu nëpërmjet ndihmës së shpejtë 112 u sollën në Hatay arriti në 120 veta, 39 prej të cilëve ishin fëmijë.

Edhe përkundër intervenimit mjekësor 3 nga të plagosurit humbën jetën, ndërsa 9 persona pas mjekimit janë lëshuar nga spitali. Një pjesë e mjekimit për të plagourit vazhdon në Hatay, ndërsa 45 persona u dërguan në spitalet në Gaziantep, Konya, Mersin, Adana dhe Osmaniye.

Kamionët me ndihma humanitare kaluan në Siri

Në ndërkohë në kuadër të aktiviteteve humanitare 216 kamionë të Gjysmëhënës Turke dhe 381 kamionë të IHH kaluan në Siri.

Nga ana tjetër deri më tani nga Halepi janë evakuuar afro 7.500 persona, në mesin e të cilëve rreth 4.000 janë të plagosur. Gjithashtu u bë e ditur se numri i atyre që presin të evakuohen është rreth 70 mijë persona.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit